Disa pamje janë bërë publike në rrjetet sociale ku shihet Sergio Aguero duke luajtur futboll për herë të parë që prej muajit dhjetor, kur edhe u pensionua nga ky sport.
Aguero u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 42-të në tetorin e vitit të kaluar në ndeshjen e Barcelonës kundër Alavesit pas problemeve në gjoks.
Pas testeve më të thella u konstatua se ai ka probleme me zemër.
Pamjet tregojnë se Aguero luante futboll të vogël në Miami kundër fansave të River Plates.
Aguero e mbylli karrierën me 420 gola të shënuar në 765 ndeshje. 260 prej tyre i kishte realizuar me fanellën e Manchester Cityt.
Here's @aguerosergiokun playing ball over at Stadio in Miami
— Juan Arango (@JuanG_Arango) June 9, 2022
[@RiverMiami] pic.twitter.com/MET9tVm8zC