Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero të mërkurën përshëndetet nga futbolli aktiv

Sergio Aguero përfundimisht do t’i thotë lamtumirë futbollit aktiv. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të hënën se Aguero të mërkurën do të mbajë një konferencë në të cilën do ta bëjë të ditur tërheqjen e tij.

Aguero në muajin tetor pati probleme me zemrën dhe u detyrua të pauzojë për tre muaj, por thuhet se argjentinasi në konsultim me mjekët ka vendosur që mos ta vazhdojë më karrierën si futbollist aktiv.

“Sipas informatave të fundit, Aguero tashmë e ka njoftuar edhe Barcelonën për vendimin e tij. Ai të mërkurën do ta bëjë publik vendimin për t’u tërhequr nga futbolli aktiv shkaku i problemeve me zemrën”, ka shkruar “Marca”.

Aguero para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barcelonës nga Manchester City si lojtar i lirë. Ai me fanellën e Barcelonës i luajti vetëm pesë ndeshje, të fundit më datën 30 tetor. Aguero ka shënuar vetëm një gol te Barça.