Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero nuk e përjashton mundësinë e rikthimit

Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’u kthyer në futboll, pavarësisht se u detyrua të pensionohej vitin e kaluar shkaku i problemeve me zemër.

33-vjeçari, mes lotësh, i dha fund karrierës profesionale si futbollist në muajin dhjetor, vetëm disa muaj pasi iu bashkua Barcelonës.

Sulmuesi përjetoi dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë pjesës së parë të ndeshjes Barcelona – Alaves, që përfundoi 1:1 më 30 tetor 2021.

Argjentinasi u dërgua në spital dhe u këshillua nga mjekët që të pensionohet nga ky sport.

“Dje kam menduar se mund të luaj sërish. Inter Miami më ka thirrur por e refuzova. Brenda dy vjetësh? Të shohim”, ka thënë ai të enjten për “TYC Sports”.

“Mjekët më kanë thënë se duhet t’i kalojë pesë apo gjashtë muaj pa aktivitete, por unë dua të nis stërvitjet sërish”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm