Sergio Aguero mund të pensionohet pasi është diagnostikuar me probleme me zemër.
Kështu ka shkruar të premten gjatë ditës “Catalunya Radio”.
Aguero u desh të zëvendësohej në ndeshjen që Barcelona barazoi me Alavesin në “Camp Nou”. Argjentinasi u pa në pamjet televizive teksa kishte probleme me frymëmarrje.
U bë e ditur fillimisht se Aguero duhet të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj, por tani situata ka ndryshuar.
Ai po vuan nga aritmia kardiake dhe karriera e tij është në rrezik.