Manchester City do t’ia ofrojë Sergio Agueros rolin e ambasadorit të klubit, shkruan “The Sun”.
Kjo vjen pas kontributit të madh që argjentinasi ka dhënë për klubin anglez. Aguero është golashënuesi më i mirë në histori të Cityt. Ai ka realizuar 260 gola.
Aguero u detyrua të pensionohet në fillim të këtij sezoni te Barcelona për shkak të problemeve me zemër.
Përveç 33-vjeçarit, City do t’i emërojë si ambasadorë edhe Joleon Lescottin dhe Micah Richardsin, të cilët fituan Premier Leaguen me ekipin anglez.