Sergio Aguero është afër transferimit te Barcelona, ka bërë të ditur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Aguero 32-vjeçar do të largohet nga City në fund të qershorit, kur edhe i skadon kontrata.
Ai ka realizuar për Cityn 260 gola në 389 ndeshje.
“Ndoshta do ta zbulojë një sekret. Ndoshta ai është afër të arrijë marrëveshje me klubin e zemrës sime – Barcelonën. Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messit. Jam shumë i sigurt se do ta shijojë. Dhe ndoshta Barcelona është më e fortë me të në fushë”, ka thënë Guardiola për BBC.
Aguero të dielën zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Cityt, duke realizuar dy gola në triumfin 5:0 ndaj Evertonit.
Artikuj të ngjashëm