Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City konfirmon largimin e Agueros

Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero do të largohet nga ekipi në fund të këtij sezoni.

Agueros i skadon kontrata me Cityn në verë dhe klubi anglez nuk do t’i ofroj vazhdimin e kontratës për të mbetur në “Etihad Stadium”.

Aguero është pjesë e Cityt prej vitit 2011 dhe është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 257 gola në 384 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm te City, ekip me të cilinm ka fituar tre tituj kampioni në Premier League, një trofe në FA Cup dhe pesë të tjerë në League Cup.