Sergio Aguero do ta luajë ndeshjen e fundit me Manchester City. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga ekipi anglez pas finales së Ligës së Kampionëve.
Aguero nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.
32-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, ekip me të cilin do të nënshkruajë kontratë trivjeçare.
Aguero është pjesë e Cityt që nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi.