Sergio Aguero ka vendosur të largohet nga Manchester City.
Sulmuesi argjentinas nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me “Qytetarët” dhe do të largohet si lojtar i lirë.
32-vjeçari nuk ka vendosur ende se ku do të luajë në sezonin e ri. Interesim për sulmuesin kanë shprehur skuadra si PSG-ja dhe Barcelona.