Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero drejt PSG-së

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero pritet ta refuzojë Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës së Paris Saint-Germainit këtë verë, kanë shkruar mediumet e huaja të hënën.

Mësohet se Aguero ka preferuar Parisin si destinacion të tij të radhës për shkak të kushteve më të mira të ofruara në kontratë.

Aguero në fund të këtij edicioni do të mbetet futbollist i lirë pasi i skadon kontratë me skuadrën e Manchester Cityt. Sulmuesi 32-vjeçar po shihet si përforcim ideal te skuadra franceze që ka shprehur gatishmëri t’i ofroj kontratë trevjeçare.

Aguero është pjesë e Cityt prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi kurse këtë sezon ka shënuar tri gola në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm