Kemal Ademi ka pasur debutim të suksesshëm te skuadra e kategorisë së dytë gjermane, Paderborn.
Paderborni të premten mbrëma barazoi 3:3 me Erzgebirge Auen, në kuadër të xhiros së 24-t të Bundesliga 2. Për sulmuesin shtatlartë ishte ndeshja e parë për skuadrën e Paderbornit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçari në lojë hyri në minutën e 72-të në vend të sulmuesit tjetër kosovar, Florent Muslija. Në minutën e 89-të, Ademi realizoi gol për të ngushtuar epërsinë në 3:2. Ademi dërgoi topin në rrjetë edhe në minutën e 90-të, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje. Ndërkohë Ademi në minutën e 92-të asistoi për Marcel Correian, që shënoi për 3:3.
Paderborni mban pozitën e tetë me 33 pikë.
Ademi deri në janar ka luajtur për Khimkin rus. Te Paderborni është huazuar deri në fund të edicionit.