Skuadra e Luzernit do të jetë pa sulmuesin Kemal Ademi për të paktën tre muaj, kanë njoftuar mediumet zvicerane të hënën.
Ademi ka lënduar krahun në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Baselit, ndërsa mungesën e tij, e ka konfirmuar edhe skuadra e Luzernit.
Në njoftimin e klubit, bëhet e ditur se Ademi i është nënshtruar operimit dhe tashmë do të jetë jashtë fushe deri në fund të këtij viti.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, por te Luzerni presin që Ademi të jetë i gatshëm prej janarit të vitit të ardhshëm. 27-vjeçari në verë e këtij viti iu bashkua Luzernit nga Khimki i Rusisë dhe me ekipin zviceran ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion, Ademi ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 13 paraqitje për Luzernin.