Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abrashi pritet t’i mungojë Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore

Amir Abrashi pritet t’i mungoi Shqipërisë në miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Mesfushori luftarak nuk ka stërvitur as të martën me kuqezinjtë, ndërsa nga FSHF-ja kanë thënë se Abrashi është në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore. Ai kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundjavës me Grasshopersin.

Por klubi zviceran ka njoftuar tashmë për lëndimin e Abrashit. Ai pritet të mungoi rreth dy javë, pra nuk do të jetë në dispozicion të Shqipërisë për miqësoret e këtij muaji. Madje është në dyshim paraqitja e tij në derbin me Zuerichun, më 2 prill.