Ernest Muçi është lojtari i radhës që do t’i mungojë Shqipërisë në miqësoren e së martës në Valencia ndaj Ukrainës.
Muçi është liruar të dielën nga grumbullimi për shkak të një shqetësimi fizik. Sipas njoftimit të FSHF-së, rikuperimi i lëndimit të Muçit kërkon disa ditë dhe për këtë arsye ai është lënë i lirë që të kthehet në Turqi ku bën karrierë në nivel klubesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJasir Asani po ashtu mungoi në stërvitjen e së dielës, ndërsa të hënën do të vendoset nëse do të jetë në grumbullim për ndeshjen e së martës ndaj ukrainasve.
Më herët Shqipëria mbeti edhe pa Arlind Ajetin e Ylber Ramadanin.