Ernest Muçi pritet t’i mungojë të paktën dy javë Trabzonsporit për shkak të tendosjes, hemorragjisë dhe ënjtjes në pjesën sipërme të muskulit të këmbës së majtë.
Muçi ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së majtë gjatë stërvitjes, ndërsa menjëherë iu nënshtrua rezonancës magnetike.
Ekzaminimet zbuluan se lojtari kishte gjakderdhje dhe ënjtje në pjesën e sipërme të muskulit të këmbës së majtë për shkak të tendosjes.
Edicionin e kaluar, 25-vjeçari i Shqipërisë shënoi 11 gola dhe asistoi katër herë në 27 paraqitje në Superligën e Turqisë.