Grasshoppersit do të jetë pa kapitenin Amir Abrashi deri në gjashtë javë.
Futbollisti i Shqipërisë pësoi lëndim të muskulit të djathtë më 23 shtator kundër Luganos (1:1).
Abrashi edhe më herët pësoi lëndim të ngjashëm që e mbajti jashtë fushës për tre javë.
31-vjeçari këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje në Superligën e Zvicrës.