Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abraham humb fillimin e edicionit të ri

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham do të mbetet jashtë fushës për të paktën katër muaj, shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Serie A. Abraham u lëndua në ndeshjen që Roma e mposhti Spezian me rezultatin 2:1, të dielën mbrëma.

Ai u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Roma ka njoftuar të hënën se anglezi duhet të pauzojë të paktën katër muaj, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Për shkak të këtij lëndimi, Abraham do ta humb fillimin e edicionit të ri. 25-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion e mbylli me 9 gola e 7 asistime në të gjitha garat.