Milani ka njoftuar për transferimin e sulmuesit anglez, Tammy Abraham, në formë huazimi nga skuadra e Romës.
Ish-sulmuesi i Chelseat i bashkohet “rossonerëve” me opsionin e blerjes së tij, ndërsa do të jetë futbollist i Milanit deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy njoftim ka ardhur pak kohë pasi Alexis Saelemaekers i është bashkuar Romës, po ashtu në formë huazimi.
Abrahami bëhet futbollisti i pestë i transferuar në verë nga skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca.
Abrahami në edicionin e kaluar pati vetëm tetë paraqitje. U përball edhe me shumë lëndime.
Në edicionin e parë në Serie A, ai i kishte realizuar 17 gola në 37 ndeshje në Serie A.