Milani e kaloi Romën dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores 3:1 të mërkurën mbrëma në “San Siro”.
Dy gola i shënoi Tammy Abraham, ndërsa i transferuari në këtë afat kalimtar, Joao Felix, e realizoi një tjetër në fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Inter – Lazio, që zhvillohet më 25 shkurt.
Abraham realizoi në minutën e 16-të dhe të 42-të, ndërsa për Romën shënoi Artem Dovbyk në minutën e 54-t.
Felix u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të, ndërsa shënoi për 3:1 me asistim të transferimit tjetër, Santiago Gimenez.