Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio e eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

Lazio

Lazio e ka eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë vetëm pak ditë pas ndeshjes që shkaktoi shumë polemika. 

Milani më 29 nëntor e kishte mposhtur Lazion 1:0 në Serie A, por pësoi disfatë në “Olimpico” me të njëjtin rezultat të enjten mbrëma. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mattia Zaccagni e shënoi golin e fitores për Lazion në minutën e 80-të. 

Ardon Jashari është kthyer te Milani pas një kohe të gjatë, ndërsa luajti deri në minutën e 81-të. 

Në çerekfinale, Lazio do të ballafaqohet me Bolognan, që gjatë ditës e eliminoi Parman, 2:1.