Trajneri Massimiliano Allegri e ka lavdëruar paraqitjen e Ardon Jasharit, pavarësisht se Milani u eliminua nga Kupa e Italisë. Milani u eliminua nga Lazio, prej të cilës skuadër humbi 1:0 në “Olimpico” të enjten mbrëma. Ndeshja i takoi 1/8 së finales.
Allegri ka thënë se humbja e ka zhgënjyer shumë, por ka parë gjëra pozitive në këtë ballafaqim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai luajti ndeshje të mirë, nuk kisha dyshim. Edhe De Winter luajti lojë të mirë, njësoj si Estupinani. Ka zhgënjim për eliminimin, por në të njëjtën kohë kishim paraqitje të mirë. Tani do të fokusohemi te Torino dhe duhet ta vazhdojmë progresin në ligë”, ka deklaruar Allegri pas ndeshjes për faqen zyrtare të Milanit.
Mesfushori Jashari luajti për 81 minuta në disfatën nga Lazio. Për të ishte paraqitja e parë me fanellën “kuqezi” prej 23 gushtit. Ai kishte pësuar lëndim të rëndë në stërvitje dhe mungoi gjatë.