Lojërat Mesdhetare janë ngjarje e madhe shumësportive që organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. Kjo ngjarje mbahet çdo katër vjet dhe garojnë atletë nga shtetet që janë buzë Detit Mesdhe. Garojnë shtete nga Afrika, Azia dhe Evropa. Lojërat e para Mesdhetare u mbajtën në vitin 1951 në Egjipt, ndërsa të fundit në vitin 2022 në Algjeri. E Kosova ka fituar të drejtën për t’i organizuar në vitin 2030.
Në këto Lojëra marrin pjesë atletë nga 26 shtete. Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku e Tunizia janë nga Afrika, Libani, Siria dhe Turqia nga Azia dhe Shqipëria, Andorra, Bosnja, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja nga Evropa. Nga këto 26 shtete pjesëmarrëse, 10 nuk e njohin Kosovën si shtet.
Kosova u pranua në këtë organizatë u pranua më 2015. Garoi për herë të parë në Lojërat Mesdhetare në vitin 2018 në Spanjë.
Italia është shteti më i suksesshëm në këto lojëra me 924 medalje të arta në total. Franca është e dyta e Turqia e treta.
Në Lojëra Mesdhetare zhvillohen gara në 33 sporte të ndryshme: Gjuajtje me hark, atletikë, badminton, basketboll, volejboll në plazh, bocce, boks, gara me kanoe, çiklizëm, zhytje, kalërim, skermë, hokej, futboll, golf, gjimnastikë, hendboll, xhudo, karate, kanotazh, ragbi, lundrim, qitje, not, pingpong, taekwando, tenis, volejboll, vaterpolo, ski në ujë, peshëngritje, mundje.