Mesfushori Naby Keita ka vendosur të kthehet në Bundesligë pas pesë edicioneve të kaluara në Premier League.
“Kicker” ka njoftuar të premten se Keita do të jetë pjesë e skuadrës së Werder Bremenit prej edicionit të ardhshëm. Mësohet se Keita ka pranuar ofertën e Bremenit dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet tek ekipi gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me Bremenin do të firmosë kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e katërt.
28-vjeçari te Bremeni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Liverpoolin.
Keita ka qenë pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Leipzigu, ekip për të cilin ka luajtur dy edicione në Gjermani.
Edicionin e fundit, Keita ka pasur telashe me lëndimet dhe në total ka regjistruar vetëm 13 paraqitje për Liverpoolin.