Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yakin nuk paraqitet në konferencë për arsye të çuditshme

Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, nuk u paraqit në konferencë për media para ndeshjes kundër Skocisë në Ligën e Kombeve për shkak të problemeve me dëgjim, ka raportuar “Blick” të hënën mbrëma.

“Yakin pati vështirësi me presionin gjatë fluturimit dhe për këtë arsye vendosi të mos merrte pjesë në konferencën për shtyp”, ka shkruar “Blick”.

Edhe udhëtimi i Zvicrës drejt Skocisë nuk shkoi sipas planit. Për shkak të mospërputhjeve në llogaritjen e peshës, aeroplani duhej të shkarkonte karburantin në Shkup dhe të bënte një ulje në Cyrih për t’u furnizuar me karburant. Si rezultat, ekipi mbërriti afërsisht tre orë me vonesë.
Ndihmëstrajneri Davide Calla dhe Nico Elvedi iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.