Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Akanji flet për rolin e Xhakës te Zvicra

Manuel Akanji

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka thënë se mungesa e Granit Xhakës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Skocisë do të jetë e madhe.

Ai pret kthimin e Xhakës për ndeshjes kualifikuese për “Euro 2028”.

“Do të na pëlqente shumë ta kishim këtu, por shpresojmë që të kthehet për kualifikueset e Kampionatit Evropian. Gjërat do të jenë pak më ndryshe atëherë”, është shprehur Akanji.

Në mungesë të Xhakës, Akanji do të jetë kapiten i Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 të Ligës së Kombeve.

“Nuk kam asnjë ide se si më pranon ekipi, shpresoj mirë. Nuk jam i njëjtë si Graniti. Kemi cilësi të ndryshme. Ai është pak më i hapur, pak më i drejtpërdrejtë krahasuar me mua. Ndonjëherë unë i lë gjërat të rrjedhin, ndërsa Graniti merr frenat pak më herët. Të gjithë janë pak më ndryshe. Nuk mund t’i trajtosh të gjithë njësoj”, është shprehur Akanji të mërkurën në konferencë për shtyp.

Xhaka i mungon Zvicrës për shkak të lëndimit.