Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City do t’i ofrojë Haalandit kontratë të jashtëzakonshme

Erling Haaland - Manchester City - rekorde dhe gola

Manchester City është gati që t’i ofrojë kontratën e re e të jashtëzakonshme sulmuesit Erling Haaland.

Kampioni në fuqi i Anglisë po synon që norvegjezit t’i ofrojë pagë prej 500 mijë funteve në javë, ka shkruar të dielën “The Sun”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi, i cili iu bashkua “qytetarëve” në verën e vitit 2022, ka kontratë me klubin deri në vitin 2027, por ajo synohet t’i vazhdohet edhe për një vit, me pagë dukshëm më të madhe.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, me bashkëlojtarin Kevin De Bruyne dhe portierin e Unitedit, David de Gea, janë futbollistët më të paguar në ligë dhe kanë pagë prej 375 mijë funteve në javë.

Për Haalandin, i cili në këtë sezon ka shënuar 42 gola në të gjitha garat, interesim ka shprehur Real Madridi.

22-vjeçari nuk luajti për Norvegjinë në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024” kundër Spanjës, për shkak të një lëndimi.