Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq shpreson të jetë gati për ndeshjen ndaj Torinos

Pas 260 ditësh jashtë fushës, Zlatan Ibrahimoviq sheh dritë në fund të tunelit. Ai mund të jetë vetëm disa ditë larg kthimit në fushë.

Sulmuesi 41-vjeçar shpreson të jetë gati për ndeshjen kundër Torinos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Milan – Torino luhet të premten nga ora 20:45 dhe i takon javës së 22-të të Serie A.

Milani ka kaluar formë të dobët kohët e fundit. Kanë shënuar vetëm një fitore nga tetë paraqitjet e tyre të fundit në Serie A, Kupë të Italisë dhe Superkupë të Italisë. Rikthimi i Ibrahimoviqit në skuadër mund të jetë një shtysë për ekipin kuqezi.