Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni zyrtarizon Cancelon

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo do të jetë pjesë e Bayern Munichut për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Pasi ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, Cancelo është prezantuar të martën te Bayerni. Ai është huazuar tek ekipi bavarez deri në fund të sezonit nga Manchester City, ndërsa Bayerni do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në verë për 70 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugezi te skuadra gjermane do ta bartë fanellën me numrin 22.

Cancelo ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Interi, Valencia dhe Benfica.