Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle prezanton mbrojtësin Ashby

Mbrojtësi Harrison Ashby është përforcimi më i ri te Newcastle Unitedi. 21-vjeçari të martën është prezantuar te Newcastle, ekip të cilit iu bashkua nga West Ham Unitedi.

Për kartonin e skocezit Ashby, Newcastle i ka paguar West Hamit 5 milionë euro. Ndërkohë, Ashby ka firmosur kontratë afatgjate me Newcastlen dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ashby vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar në Britani, ndërsa këtë edicion është promovuar në ekipin e parë të West Hamit për të cilin ka regjistruar tri paraqitje në të gjitha garat. Ai ka qenë edhe pjesë e ekipit U21 nga Londra.