Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Christensenin

NeWcastle Unitedi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Barcelonës, danezin Andreas Christensen, raporton “The Sun” të martën.

Bëhet e ditur se 27-vjeçari po pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit anglez, Eddie Howe, i cili po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen.

Newcastle po synon transferimin e Christensenit në verën tjetër dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro.

Christensen verën e shkuar iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Borussia Moenchengladbachu.

Këtë edicion ai ka 13 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat, ndërsa me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm