Skuadra e Newcastle Unitedit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Andreas Christensen, raporton “The Sun” të enjten. Mësohet se ekipi anglez po bën gati ofertën për transferimin e tij këtë verë.
Newcastle është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për ta bindur Barcelonan në lirimin e danezit 26-vjeçar. Christensen para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Barcelonas si lojtar i lirë dhe është njëri prej lojtarëve më stabil tek ekipi spanjoll.
Në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka edhe një asistim, ndërsa ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Krahas Chelseat, Christensen ka bërë karrierë edhe te Borussia Moenchengladbachu.