Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea njofton largimin e Christensenit

Skuadra e Chelseat ka njoftuar se Andreas Christensen do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata.

Londinezët kanë falënderuar mbrojtësin danez për kontributin e dhënë duke i dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

26-vjeçari ishte pjesë e klubit anglez prej vitit 2012, kur iu bashkua nga Brondby U17.

Gjatë këtyre viteve danezi ka luajtur 130 ndeshje për skuadrën angleze. Ai pritet që si lojtar i lirë të transferohet te Barcelona.