Qendërmbrojtësi Andreas Christensen përfundimisht do të largohet në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me klubin nga Londra.
Christensen ka refuzuar ofertën e fundit të Chelseat për kontratën e re, duke preferuar largimin nga “Stamford Bridge” si lojtar i ri në verën e ardhshme.
Prej muajit të ardhshëm, Christensen do të nis negociatat me skuadrat tjera dhe njëra prej tyre që ka shprehur interesim për 25-vjeçarin është edhe Barcelona.
Danezi këtë sezon në 19 paraqitje ka një gol e një asistim kurse karrierë ka bërë edhe te Borussia Moenchengladbachu.
Artikuj të ngjashëm