Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Christensen është pajtuar t’i bashkohet Barcelonës

Andreas Christensen është pajtuar t’i bashkohet Barcelonës, raporton të hënën “Sport”.

Mësohet se mbrojtësi danez ka mbetur ta finalizojë marrëveshjen për të kaluar gjatë verës te gjiganti spanjoll.

Reprezentuesi i Danimarkës me Chelsean ka kontratë deri në qershor të këtij viti.

Në 26 paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.