Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në bisedime të avancuara me Christensenin

Barcelona është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, raporton “Sport” të mërkurën.

25-vjeçari është i hapur për një lëvizjen në “Camp Nou”, pasi kontrata e tij me skuadrën angleze skadon në qershor të këtij vitit. Barcelona shpreson ta fitojë garën me skuadrat tjera për ta bindur danezin t’i bashkohet si lojtar i lirë në verë. Pritet që gjatë ditëve në vijim të nënshkruajnë një parakontratë.

Qendërmbrojtësi i Danimarkës me Chelsean këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 21 paraqitje.