Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Christenseni është synim i Barcelonës në verë

Barcelona është duke synuar që në verë ta transferojë mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, nëse deri atëherë futbollisti nuk e vazhdon kontratën.

“Blutë e Londrës” pritet të kenë takim me përfaqësues të mbrojtësit danez në javët e ardhshme për të biseduar rreth kontratës së tij.

Christenseni i bashkohet Antonio Rudigerit dhe Cesar Azpilicuetas, për të cilët, Barça ka shprehur interesim po ashtu, ka shkruar “Marca” të shtunën.

Christensen 25-vjeçar, në këtë edicion ka luajtur në 24 ndeshje. Ka dy gola të shënuar e një asistim.