Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Christensenin

Barcelona po synon që me çdo kusht ta sjellë në “Cam Nou” mbrojtësin aktual të Chelseat, Andreas Christensen.

“Mundo Deportivo” shkruan se interesimi i Barçës për danezin është rritur shumë.

25-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsen në verën e këtij viti dhe Barcelona po synon që të marrë si lojtar të lirë, pa pasur nevojë që të paguajë dëmshpërblim.

Christenseni nuk është i kënaqur me kushtet që ia ka ofruar Chelsea për vazhdimin e kontratës dhe në verë mund të largohet. Ai vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm