Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle forcohet me mbrojtësin Hall

Mbrojtësi i ri, Lewis Hall, është përforcimi më i ri i Newcastle Unitedit. Newcastle e ka prezantuar të martën anglezin 18-vjeçar që luan në krahun e majtë.

Hall i është bashkuar Newcastlet nga skuadra e Chelseat. Në fakt, ai është huazuar për një vit te Newcastle, ekip që e ka për detyrim blerjen e tij në verën tjetër. Transferimi i përhershëm i reprezentuesit të Anglisë U19 do t’i kushtojë Newcastle Unitedit 40 milionë euro.

Hall është zhvilluar si futbollist te Chelsea dhe këtë verë është promovuar në ekipin e parë.

Për huazimin njëvjeçar të tij Newcasle do të paguajë 10 milionë euro, si dhe 30 të tjera shtesë në fund të këtij edicioni.