Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schar rinovon kontratën me Newcastlen

Fabian Schar

Mbrojtësi Fabian Schar do të jetë pjesë e Newcastle Unitedit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Klubi anglez ka njoftuar të hënën se zvicerani e ka rinovuar edhe për një vit kontratën që i skadonte këtë verë.

Me rinovimin e kontratës Schar do të mbetet te Newcastle deri në verën e vitit të ardhshëm, si dhe ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Zvicerani ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe është i pazëvendësueshëm në repartin defensiv të Newcastle Unitedit.

Në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka kontribuar edhe me një gol e një asistim. Schar është pjesë e Newcastlet prej vitit 2018, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Deportivo La Corunan, Hoffenheimin e Baselin.

Artikuj të ngjashëm