Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dan Burn ka rinovuar kontratën me Newcastle Unitedin. Ekipi anglez ka njoftuar të premten se Burn me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025.
31-vjeçari që ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm. Burn këtë edicion ka kontribuar me 2 gola në 10 paraqitje për ekipin anglez në të gjitha garat.
Ai iu bashkua këtij ekipi në fillim të vitit të shkuar nga Brightoni. Burn mund të luajë edhe si qendërmbrojtës dhe vlerësohet lart nga trajneri i Newcastlet, Eddie Howe.
Artikuj të ngjashëm