Florian Loshaj vlerësohej lartë në Poloni te skuadra e Cracovias, por ka pasur rënie të madhe në formën e tij.
Si rezultat, Cracovia i kishte kërkuar të gjente klub të ri, pasi nuk llogariste më në shërbimet e mesfushorit të Kosovës.
Loshaj aktualisht është duke stërvitur me skuadrën rezervë të Cracovias polake.
Trajneri i skuadrës, Jacek Zielinski, ka thënë se nuk ka shans që ai të kthehet tek ekipi i parë.
“E kemi ndihmuar në secilën situatë të mundshme. Nuk ka interesim për të këtë moment. Nëse kemi nevojë për një lojtar në mesin e fushës, do ta përdorim ndonjë prej të rinjve tek ekipi ynë”, ka thënë të premten trajnerin Zielinski, shkruan “sport.lovekrakow.pl”.