Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj shënon gol të bukur, por Cracovia mposhtet

Futbollisti i Kosovës, Florian Loshaj, ka shënuar gol në miqësore, por skuadra e tij është mposhtur.

Cracovia ishte duke fituar të premten 1:0 me golin e shënuar nga Loshaj në minutën e 24-t. Loshaj realizoi gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Cracovia pësoi dy gola dhe u mposht nga Rapidi i Bukureshtit, 2:1.

Cracovia është duke u përgatitur për sezonin e ri në kampin stërvitor në Austri. Në Austri do të qëndrojë deri më 3 korrik.