Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj e nis me gol dhe fitore sezonin në Poloni

Florian Loshaj e ka nisur me gol sezonin e ri në elitën e futbollit të Polonisë.

Futbollisti i Kosovës shënoi golin e parë të fitores 2:0 që skuadra e tij Craciovia e arriti në udhëtim përballë Gornikut. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit polak.

Loshaj shënoi golin e parë në minutën e 24-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të.

Mesfushori 25-vjeçar pjesë e Cravocias është që prej janarit të vitit 2020.