Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj shënon gol ndaj Termalicas

Florian Loshaj ka shënuar gol kundër Termalicas. Ishte goli i tij i parë në kampionat, teksa e ka edhe një asistim në 17-të ndeshje të luajtura.

Reprezentuesi i Kosovës, Loshaj, u inkuadrua në pjesën e dytë dhe dy minuta më pas e realizoi një gol të bukur në ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit polak.

Cracovia ku luan Loshaj, është duke u mposhtur me rezultatin 2:1 nga Termalica. Te Termalica në stol janë lojtarët e Kosovës, David Domgjoni dhe Veton Tusha.

 

Artikuj të ngjashëm