Mesfushori Florian Loshaj është në pritje të ofertave, pasi pritet të ndërrojë klubin dhe me shumë gjasë edhe kampionat.
Aktualisht mesfushori që përfaqëson Kosovën, Loshaj 26-vjeçar, është pjesë e Cracovias në Poloni.
Por së shpejti mund të bëhet me skuadër të re, pasi i është dhënë drita jeshile për t’u larguar nga skuadra.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit, Stefan Majewski.
“Ka pasur kërkesa për Loshajn, por nuk ka pasur oferta konkrete. Mendoj se është vetëm çështje kohe para se ofertat nga jashtë të vijnë”, është shprehur të enjten drejtori sportiv i klubit, Majewski, shkruan “dziennikpolski24.pl”.
Artikuj të ngjashëm