Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj transferohet tek Istanbulspori

Florian Loshaj është transferuar te skuadra e elitës së futbollit të Turqisë, Istanbulspor.

KOHA ka mësuar të shtunën se Loshaj ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me skuadrën turke.

26-vjeçari që përfaqëson Kosovën, së fundmi ishte pjesë e Cracovias polake.

Në edicionin aktual në 15 ndeshje pati një gol të shënuar e një asistim.

Pjesë e Istanbulsporit janë edhe Jetmir Topalli, Valon Ethemi, Eduard Rroca e Sidrit Guri.

Edhe Pas sezonit më të mirë, Hadërgjonaj kërkon më shumë Futboll 1 d. më parë Pas sezonit më të mirë, Hadërgjonaj kërkon më shumë

Loshaj me Kosovën ka 17 paraqitje. Ka pasur disa paraqitje të mira në mesfushë.

Ai pritet të debutojë të dielën në elitën turke.