Te Real Madridi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Jude Bellingham në fund të këtij edicioni. “Marca” ka shkruar të hënën se Reali së shpejti pritet t’i nis kontaktet me Borussia Dortmundin për kartonin e tij.
Bellingham ishte ndër më të dalluarit te Anglia në Kupën e Botës, ku në pesë ndeshje të luajtura ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. Anglia u eliminua në çerekfinale nga Franca, ndërsa Bellingham ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës.
Te Dortmundi, janë të gatshëm ta lënë të lirë Bellinghamin, por për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 150 milionë euro. 19-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025