Arsenali nuk ka pasur telashe ndaj skuadrës norvegjeze, Bodoe/Glimt. Arsenali fitoi 3:0 ndeshjen që i takoi Grupit A të Ligës së Evropës.
Eddie Nketiah shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Për 2:0 shënoi Rob Holding menjëherë në minutën e 27-të. Në minutën e 84-t, Fabio Vieira vendosi rezultatin përfundimtar, 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGranit Xhaka luajti deri në minutën e 58-të. Ai u ndëshkua me karton të verdhë. Arsenali po shkëlqen edhe në Premier League.
Arsenali ka dy ndeshje të luajtura në grup në Ligën e Evropës dhe udhëheq me gjashtë pikë. PSV-ja i ka katër pikë nga dy ndeshje, aq sa edhe Bodoe/Glimti nga tri ndeshje. Zuerichu ka humbur tri ndeshjet dhe mbetet i fundit pa pikë.