Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Odegaard e Xhaka shkëlqejnë në fitoren e Arsenalit

Martin Odegaard

Martin Odegaard e Granit Xhaka kanë shkëlqyer në fitoren e Arsenalit.

Të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 34-t të Premier Leagues, Arsenali fitoi 3:1 ndaj Chelseat në krizë.

Ndeshja thuajse përfundoi në pjesën e parë. Në minutën e 18-të dhe të 31-të, Xhaka asistoi për dy gola të Odegaardit. Menjëherë në minutën e 34-t, Gabriel Jesus shënoi golin e tretë për Arsenalin.

Chelsea u mundua të reagoi në pjesën e dytë, por pa sukses. Për 3:1 shënoi Noni Madueke në minutën e 65-të. Rezultati më nuk ndryshoi.

Me fitore Arsenali kthehet në pozitën e parë. I ka 78 pikë nga 34 ndeshje. Manchester City është i dyti me 76 pikë nga 32 ndeshje. Chelsea renditet i 12-ti me 39 pikë.

Xhaka këtë edicion ka shtatë asistime e pesë gola në 32 ndeshje kampionale.