Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me fitore minimale, Arsenali siguron si i pari i grupit fazën nokaut

Arsenali ka kaluar si i pari i Grupit A në fazën e nokuautit të Ligës së Evropës.

Arsenali të enjten mposhti Zuerichun me rezultatin minimal 1:0 për të kaluar tutje si i pari i Grupit A.

Kieran Tierney shënoi golin e vetëm për londinezët. Granit Xhaka mungoi shkaku suspendimit, ndërsa te Zuerichu u paraqitën Fidan Aliti, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi.

Zuerichu përfundoi i fundit me tre pikë. Arsenali i pari me 15 pikë.